Barcelona merr një fitore komode ndaj Real Sociedadit

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, për t’u rikthyer sërish në pozitën e dytë. Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Real Sociedadit, në kuadër të javës së 35-të. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lluís Companys” përfundoi me rezultatin 2:0. Lamine Yamal (40’) dhe Raphina (90+3’ penallti) realizuan golat e fitores për
Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, për t’u rikthyer sërish në pozitën e dytë.
Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Real Sociedadit, në kuadër të javës së 35-të.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lluís Companys” përfundoi me rezultatin 2:0.
Lamine Yamal (40’) dhe Raphina (90+3’ penallti) realizuan golat e fitores për “Blaugranët”.
Barcelona pas kësaj fitore ka 76 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Girona.
Real Sociedadi ndodhet në pozitën e shtatë me 54 pikë të grumbulluara.



