Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona rikthehet nga 1-3 dhe fiton 4-3 me përmbysje spektakolare ndaj Celtas
    Ballina-1

    Barcelona rikthehet nga 1-3 dhe fiton 4-3 me përmbysje spektakolare ndaj Celtas

    19/04/2025 18:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një nga ndeshjet më dramatike të sezonit u zhvillua në kuadër të javës së 32-të të La Ligës, ku Barcelona arriti një fitore spektakolare me rezultat 4:3 ndaj Celta Vigos, në një përballje të mbushur me gola, emocione dhe përmbysje të papritura.

    Barcelona e nisi ndeshjen furishëm, duke kaluar në epërsi në minutën e 12-të me Ferran Torres, por gëzimi zgjati pak pasi Borja Iglesias barazoi vetëm tre minuta më vonë. Sulmuesi i Celtas ishte figura kryesore e takimit, duke shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë (52’ dhe 62’), dhe duke e çuar skuadrën e tij në një avantazh të papritur prej 1:3 në mes të “Montjuïc”.

    Por reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm dhe vendimtar. Dani Olmo ngushtoi rezultatin në minutën e 64-të, ndërsa vetëm katër minuta më pas, Raphinha riktheu baraspeshën për 3:3.

    Kur gjithçka po dukej se do të përfundonte me barazim, Barcelona fitoi një penallti në minutën e 90+8. Raphinha mori përgjegjësinë dhe shënoi golin e fitores në sekondat e fundit, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës së Hansi Flick.

    Me këtë fitore të bujshme, Barcelona forcon pozitën e parë në tabelë me 73 pikë, duke e lënë pas Real Madridin që ka 66 pikë dhe një ndeshje më pak. Ndërkohë, Celta Vigo, pavarësisht paraqitjes së mirë, mbetet në vendin e 7-të me 43 pikë dhe ende në garë për zonën evropiane.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.