Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, mësohet koha kur UEFA do të marrë vendim
    Ballina-1

    Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, mësohet koha kur UEFA do të marrë vendim

    25/12/2023 20:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Barcelonës rrezikon të përjashtohet nga Champions League. Lajmin e ka konfirmuar gazeta gjermane “Ëelt am Sonntag”. Sipas medias gjermane, sanksioni i mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA lidhet me mosrespektimin e ‘Fair Play’-it financiar nga klubi katalanas.

    Bëhet fjalë për disa llogari të dyshimta në lidhje me rritjen e të ardhurave që ka pasur klubi katalanas, përveç lëvizjeve të zakonshme të një klubi futbolli.

    Ndërsa media spanjolle ‘Marca’ shkruan se, Barcelona së bashku me nëntë klube të tjera evropiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG-në, Manchester Cityn dhe Milanin, janë duke u hetuar për mospërputhje me rregulloret financiare të vendosura nga UEFA për të qenë në gjendje të marrin pjesë në garat e organizuara prej saj.

    Barcelona në një njoftim ka deklaruar se nuk di asgjë për këtë situatë, por gazeta spanjolle ka mundur të sigurojë që zgjidhja e çështjes, ajo e Barçës dhe e pjesës tjetër të ekipeve nën hetim, të arrijë në shkurt 2024.

    Ajo që po ndodh tani janë thashetheme apo rrjedhje informacioni të bëra me ndonjë qëllim dhe që kanë mbërritur menjëherë pas vendimit të Gjykatës Evropiane për pozitën dominuese të UEFA-s.

    Vendimi nëse Barcelona do të përjashtohet nga gara më e madhe për klube, pritet të merret në muajin shkurt.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.