Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lot dhe emocione në “Camp Nou”, Pique e mbyll karrierën me fitore
    Ballina-1

    Lot dhe emocione në “Camp Nou”, Pique e mbyll karrierën me fitore

    06/11/2022 00:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona fitoi 2-0 ndaj Almerias, sukses që ka ngjitur ekipin e Xavit përkohësisht në krye të La Liga-s. Ousmane Dembele (eurogol) dhe Frenkie De Jong realizuan golat e fitores për katalanasit në minutat 48’ dhe 62’, teksa Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e shtatë.

    Gerard Pique zbriti për herë të fundit në “Camp Nou” me fanellën e Barcelonës. Sfida nisi me emocione të shumta, shokët kishin veshur të gjithë fanellat me emrin e tij, teksa 35-vjeçari, i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, ishte i shoqëruar nga djemtë e tij.

    Tifozët shpërthyen në kore mbështetëse ndaj qendërmbrojtësit spanjoll, i cili fitoi 30 trofe gjatë 14 viteve që luajti me Barcelonën e tij të dashur. Pique nuk i mbajti lotët në minutën e 85’ kur u zëvendësua, moment që përloti të gjithë të pranishmit në “Camp Nou”.

    TË LIDHURA

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55

    Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    05/03/2026 16:56

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.