Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona vuan ndaj Osasunës, por nderohet nga Jordi Alba
    Ballina-1

    Barcelona vuan ndaj Osasunës, por nderohet nga Jordi Alba

    02/05/2023 21:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona djersiti shumë për të marrë fitoren ndaj Ossunës në “Camp Nou”, ku për pjesën më të madhe të kohës skuadra e Xavit luajti në superioritet numerik.

    Sfida u vendos nga goli i Jordi Albës, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Barcelona me këtë sukses i afrohet edhe më shumë titullit e tashmë pret vetëm matematikën për të nisur festën.

    Ndeshja u komplikua për Osasunën në minutën e 27-të, kur Jorge Herrando u ndëshkua me karton të kuq.

    Pak çaste më vonë, Raphinha iu afrua ndjeshëm golit, me topin që përfundoi pak centimetra mbi tra.

    Për minuta të tëra Barcelona, në superioritet numerik, ushtroi presion në zonë e Osasunës, por goli do të vinte vonë.

    Robert Lewandowski arriti ta shtynte topin drejt rrjetës në të 79′, por sistemi VAR e bëri të pavlefshëm për pozicion jashtë lojë në ndërtimin e aksionit.

    Gjithsesi, në minutën e 85-të, Jordi Alba ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në shtyllën e dytë, duke e befasuar portierin Fernandez.

    TË LIDHURA

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12

    A ia qëlloi Rapidi me transferimin e Drilon Hazrollajt?

    29/06/2025 23:15

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37

    Ndodh edhe kjo | Lojtari i ekipit kombëtar të Bosnjës, Rade Kruniq, këndoi himnin serb përpara ndeshjes në Rusi (Video)

    29/06/2025 21:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.