Barcelona dhe Real Madrid kanë përjetuar një fat të kundërt në shortin e sotëm në Kupën e Mbretit që ka përcaktuar fazën 1/16 të turneut.
Nëse katalanasit do të përballën me skuadrën më të lehtë që kishte mbetur në garë, Reali do të luajë ndaj një ekipi të La Liga, për më tepër në fushën e këtyre të fundit.
Formati i Kupës në fakt parashikon që ndeshjet të luhen në fushën e skuadrës më inferiore në krahasim me renditjen e një viti më parë, duke i dhënë përparësi ekipeve më të vogla dhe kjo do të thotë se ndonëse Barcelona ka peshkuar AD Ceuta nga kategoritë e ulëta, ajo do të luajë në transfertë. Kjo edhe mund të jetë problem për katalanasit të cilët kaluan me vështirësi në shtesë skuadrën e Intersiti me shifrat 4-3.
Ndërkohë, Reali do të përballet me Vijarealin në fushën e këtij të fundit, për një duel i cili padyshim do të jetë shumë i komplikuar për skuadrën e Ançelotit. Si për ironi të fatit, ky është kudnërshtari me të cilin sot madrilenët ndeshen po në transfertë në La Liga.
SHORTI
AD Ceuta-Barcelona
Levante-Atletiko Madrid
Sporting Gijon-Valencia
Deportivo Alavesh-Sevilja
Real Betis-Osasuna
Vijareal-Real Madrid
Real Sociedad-Majorka
Atletik Bilbao-Espanjol