Pas disa javësh pritje, Dani Olmo më në fund është gati të paraqitet me ekipin e parë të Barcelonës. Procesi i regjistrimit të Olmos nuk ka qenë i lehtë. Barcelona u përball me më shumë vështirësi sesa pritej.
Por largimet e fundit si dhe lëndimi i Andreas Christensenit kanë qenë vendimtare për regjistrimin e Olmos. Christensen do të jetë jashtë fushës për të paktën katër muaj e gjysmë dhe kjo bëri që Olmo ta fitoj të drejtën e regjistrimit nga Barcelona.
Olmo u zyrtarizua si lojtar i Barcelonës më 9 gusht. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2030. Por vetëm të hënën i është lejuar paraqitja me fanellën e Barcelonës, shkruan Mundoi Deportivo. Olmo, i cili shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Evropian, do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për ndeshjen kundër Rayo Vallecanos.