Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bardhi largohet nga Trabzonspori, mbetet në Turqi
    Ballina-1

    Bardhi largohet nga Trabzonspori, mbetet në Turqi

    25/12/2024 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Enis Bardhi do të largohet muajin tjetër nga skuadra e Trabzonsporit, por do të mbetet në Superligën e Turqisë.

    Bëhet e ditur se Bardhi sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Hataysporit, ekip që është favorit për transferimin e tij.

    Te Tranzonspori nuk llogaritin në Bardhin, të cilin e kanë lënë jashtë ekipit dhe 29-vjeçari tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij.

    Ai ka kontratë me Trabzonsporin deri në fund të këtij sezoni me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, ndërsa nuk është përfshirë fare në ekip në shtatë ndeshjet e fundit kampionale.

    Bardhi është në negociata për ta shkëputur kontratën para kohe me Trabzonsporin, pjesë e të cilit është prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Levante.

    Këtë sezon, ai ka regjistruar 13 paraqitje dhe ka një asistim në të gjitha garat, ndërsa krahas Hataysporit interesim për Bardhin ka shfaqur edhe një ekip nga Kroacia.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.