Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Baseli nuk llogarit në Benjamin Kolollin
    Ballina-2

    Baseli nuk llogarit në Benjamin Kolollin

    20/12/2024 16:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Benjamin Kololli pritet të largohet nga skuadra e madhe zvicerane, Basel. 

    Kështu ka shkruar të premten mediumi helvetik “4-4-2.ch”. 

    “Do të jem i relaksuar në afatin dimëror sepse kemi numër të madh të lojtarëve dhe priten largime”, ka thënë Daniel Stucki, drejtori sportiv i Baselit. 

    Sipas burimeve të mediumit zviceran, 32-vjeçari është njëri prej lojtarëve që duhet të kërkojë skuadër të re në dimër. 

    32-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Baselit dhe se për këtë është njoftuar futbollisti që ka paraqitje me Kosovën. 

    Kololli në janar të këtij viti u transferua te Baseli si futbollist i lirë nga Shimizu e Japonisë.  Ai karrierë ka bërë edhe te Sioni, Young Boysi, Lausanne-Sport e Zurichu. 

    Në edicionin aktual ka zhvilluar gjashtë ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me dy gola e një asistim. Futbollisti i krahut të majtë me Kosovën ka 24 paraqitje, ndërsa ka katër gola gjithsej.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.