Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bashkimi mposht Pejën në ndeshjen e mbetur
    Ballina-2

    Bashkimi mposht Pejën në ndeshjen e mbetur

    30/01/2023 20:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Bashkimit ka mposhtur Pejën në ndeshjen e fundit të xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në basketboll. Dueli i luajtur të hënën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku Bashkimi ishte vendas, përfundoi me shifrat 76:72 në të mirë të ekipit nga Prizreni.

    Në fakt, kjo ndeshje është dashur të luhet të dielën, por është shtyrë për 24 orë për shkak të temperaturave të ulëta në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Bashkimi është kthyer tek fitorja pas humbjes që e pësoi xhiron e shkuar nga Sigal Prishtina, ndërsa Peja regjistroi disfatën e dytë rresht. Për Bashkimin, ky është triumfi i parë në kampionat përball Pejës, fitore kjo që e ngrit në kuotën e 29 pikëve dhe në pozitën e pestë në tabelë.

    Ndërkohë, Peja mbetet e treta në tabelë me 33 pikë të mbledhura. Ndeshja ishte interesante prej fillimit dhe fituesi u përcaktua pothuajse në fund. Peja e fitoi çerekun e parë (18:12), përpara së Bashkimi ta mposht në tri periudhat tjera për ta shënuar fitoren. Më i dalluari te Bashkimi në këtë fitore, ishte qendra Samardo Samuels që realizoi “double-double”. Samuels pati 18 pikë e 10 kërcime, ndërsa me lojë të mirë te Bashkimi iu veçuan edhe Daniel Lekndrejaj (16 pikë, 11 kërcime), si dhe Preston Nixon e Fisnik Rugova që realizuan nga 15 pikë secili. Te skuadra e Pejës, më i dalluari ishte fundori Isiah Umpig me 21 pikë të shënuara.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.