Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bashkimi mposht Rahovecin
    Ballina-2

    Bashkimi mposht Rahovecin

    01/10/2022 20:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Bashkimit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën, Bashkimi e ka mposhtur Rahovecin në kuadër të xhiros së katërt. Dueli i luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, është mbyllur me shifrat 84:79.

    Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, me ekipet që nuk arrinin të shkëputeshin.

    Çereku i parë, u mbyll në favor të Rahovecit (20:22), që për një nuancë ishte më i mirë dhe shkoi në pushim me shtatë pikë epërsi 36:43. Bashkimi e nisi furishëm çerekun e tretë, që u mbyll me shifrat 66:57. Në periudhën e katërt, Rahoveci u mundua, por nuk arriti ta evitojë humbjen e tretë rresht në katër ndeshje të luajtura deri më tani.

    Altin Morina me 22 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Bashkimi, ndërsa te Rahoveci më efikasi ishte Musab Mala (18).

    TË LIDHURA

    Sonte na pret spektakël në Ligën e Kampionëve, nëntë ndeshje në program

    21/01/2026 12:24

    Selektori i Sllovakisë flet për ndeshjen ndaj Kosovës

    20/01/2026 19:02

    Kryeziu: Futbolli i Kosovës ka ecur me hapa gjigantë përpara, FFK ka bërë një punë shumë të madhe

    20/01/2026 17:10

    Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi

    20/01/2026 16:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.