Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Basketboll, Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën
    Ballina-2

    Basketboll, Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën

    25/04/2023 14:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mësuar grupin dhe kundërshtarët për rundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. Në shorin e tërhequr të martën, Kosova do të jetë pjesë e Grupit H, së bashku me Zvicrën e Danimarkën.

    Kosova ishte e para në vazon e tretë, përkatësisht të fundit, së bashku me Norvegjinë, Irlandën e Shqipërinë. Zvicra ishte në vazon e parë, ndërsa Danimarka në të dytën. Përfaqësueset ishin të ndara nëpër vazo në bazë të ranglistës botërore. Dymbëdhjetë përfaqësueset janë ndarë në katër grupe me nga tri ekipe.

    Image

    Ndeshjet do të luhen prej 19 korrikut deri më pesë gusht të këtij viti, ndërsa vetëm fituesit e grupeve do të avancojnë tutje. Kosova nuk ka pasur shumë sukses në rundin e parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. Në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë kishte mbetur e fundit.

    Ndërkohë, Shqipëria do të luajë në kuadër të Grupit I dhe do të përballet me Rumaninë e Sllovakinë.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.