Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Basketbollisti serb, fajëson partitë politike për prezencën e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s në Beograd
    Ballina-2

    Basketbollisti serb, fajëson partitë politike për prezencën e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s në Beograd

    04/04/2025 10:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës, me presidentin Agim Ademi mori pjesë në kongresin e 49-të të UEFA-s në Beograd të Serbisë.

    Prania e flamurit të shtetit tonë i “kalli” serbët, madje edhe basketbollisti i njohur, Vladimir Stimac bëri një reagim në rrjetet sociale.

    Edhe pse është sportist, ende jeton në ëndrra!

    Ai ia lë fajin partive politike të Serbisë si SNS dhe SPS-së për praninë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA.

    “I vetmi përgjegjës për vendosjen e flamurit të Kosovës në Sava Center, në kryeqytetin e Serbisë është regjimi mafioz-tradhtar i SNS, Sps dhe sateltitëve të tyre. ‘Politika e tyre fituese’ çoi Kosovën në shumë organizata ndërkombëtare si FIFA, UEFA edhe vende tjera. Pyetja ime është, cili është rezultati mes Beogradit dhe Prishtinës. Pranuam gol, apo në vend të 5:0, tani është 10:0 për ne?”, ka shkruar ish-lojtari i shumë klubeve të njohura në basketboll

    Kujtojmë që gjatë kongresit të UEFA-s, simbolet e Kosovës u larguan nga njerëz të papërgjegjshëm dhe ky akt pritet të dënohet nga shtëpia e më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.