Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Batatina akuzon rëndë gjyqtarin kryesor, Ramadani thotë se lojtarët e Gjilanit janë heronj
    Ballina-2

    Batatina akuzon rëndë gjyqtarin kryesor, Ramadani thotë se lojtarët e Gjilanit janë heronj

    13/11/2022 16:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjilani e ka fituar derbin e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit në Podujevë.

    “Kuqebardhët” kanë triumfuar 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

    Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka akuzuar rëndë gjyqtarin kryesor të ballafaqimit, Visar Kastratin.

    “Ata që e kanë deleguar Visar Kastratin le të përgjigjen. Nuk është në rregull të anulohen tri penallti për vendësin. Na vjen keq për Gjilanin, por nuk mund ta mbajmë ne në këtë formë. Tri penallti nuk janë akorduar për Llapin dhe gjithçka ka shkuar në dëmin tonë. Këtë fitore ta marrë Visar Kastrati e jo Gjilani. Humbja është pjesë e futbollit, por jo t’ua humbësh në këtë formë djersën lojtarëve. Nëse nuk kanë qenë penallti, do ta lë krejt futbollin. Sot Kastrati ka qenë me direktiva”, ka thënë Batatina, i cili vazhdoi me akuza në drejtim të gjyqtarit Kastrati.

    “E dinë shumë mirë që Visari nuk është dashur të delegohet për këtë ndeshje, ne do të vazhdojmë tutje, por me këtë arbitrim, nuk ecet tutje. Penalltia është penallti. Humbja është pjesë e lojës, por penalltitë të mos akordohen, nuk e di se çfarë duhet të ndryshoj ndonjë trajner. Ai ka ardhur me qëllime të caktuara. Urime Visarit për tre pikët. Nuk e di cili është problemi i tij me Llapin, pasi sikur të akordoheshin penalltitë do të ishte gjithçka në favorin tonë. Na ka dëmtuar rëndë Visari”, ka thënë Batatina.

    Në anën tjetër, Zekirija Ramadani, trajneri i Gjilani i ka quajtur “heronj” lojtarët e Gjilanit.

    “I përgëzoj lojtarët për angazhimin. Ishte lojë mjaft e vështirë. U mbrojtëm shumë mirë, ndonëse na vuri në vështirësi Llapi në fund. I falënderoj edhe tifozët për mbështetje, që është plus shumë i madh për ne. Kishim disiplinë taktike, ndonëse vinim nga derbi ku shpenzuam shumë energji. Erdhi momenti, ndëshkuam Llapin dhe menaxhuam më pas rezultatin deri në fund. Uroj lojtarët, janë heronjtë e Gjilanit”, ka deklaruar Ramadani për ArtSport.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.