Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Batatina pasi çmontoi Dritën: Ia kthyem borxhin 100 për qind
    Ballina-2

    Batatina pasi çmontoi Dritën: Ia kthyem borxhin 100 për qind

    30/10/2022 16:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Tahir Batatina është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e Llapit ndaj Dritës. Llapi fitoi 4:1, të dielën në Podujevë.

    Sipas Batatinës, Llapi evropian po merr formë.

    “Gjithmonë kam thënë që duhet të jemi të durueshëm. E kam ditur se duhet kohë pas ndryshimeve në skuadër. Sot treguam Llapin evropian. Llapi nuk e ka problem që ta synoj Evropën. Me organizimin që ka Llapi duhet çdo herë të luaj në Evropë”, ka thënë Batatina. Ai ka shtuar se Llapi i është hakmarrë Dritës për humbjen në fillim të edicionit, me rezultatin 4:0. “Kemi dominuar në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë taktizime. Meritojmë pozitë shumë më të lartë në tabelë. Shpresoj ta mbyllim stinorin vjeshtor në tri pozitat e para. Djemtë kanë ardhur në shprehje, bënë maksimumin dhe merita u shkon atyre. Kemi luajtur një lojë të mirë. Nuk është e lehtë t’i shënohen katër golat Dritës. Ju kemi hakmarrë Dritës dhe ia kemi kthyer borxhin 100 për qind”, ka shtuar Batatina.

    Ndërkohë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka vlerësuar përkrahjen që skuadra e tij kishte nga tribunat.

    “Madhështia e një tifozërie tregtohet kur ke vështirësi. I falënderoj ‘Intelektualët’ për përkrahjen. Duhet të tregohemi të mëdhenj dhe të dëshmojmë që kemi karakter duke u ringritur”, ka thënë Nuhiu.

    TË LIDHURA

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02

    Pse brazilianët janë kaq të mirë në futboll?

    11/07/2025 17:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.