Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Batatina thotë se humbën nga një gol naiv
    Ballina-2

    Batatina thotë se humbën nga një gol naiv

    02/12/2023 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë pas humbjes nga Malisheva të shtunën se Llapi mori gol naiv që ka mundur të shmangej shumë lehtë.

    “Nuk shënuam në fillim dhe humbëm për tre minuta raste të qind për qindta. Pranuam gol naiv që nuk duhet të pranohet në atë lloj forme. Bëmë maksimumin në pjesën e dytë, rrezikuam shumë. Portieri Avdyli pati paraqitje fantastike. Po të ishim më të vëmendshëm do të mund edhe të fitonim pasi kishim raste të sigurta me Trimëror Selimin e Ahmed Januzin. Ky është futbolli, mendoj që nuk ishte dita e Llapit. Kjo humbje është e dhimbshme për Llapin sepse këto tri pikë kanë vlerë për renditjen në tabelë. Nuk është dashur të na ndodh pas dy fitoreve rresht. Ndoshta edhe mungesa e Valmir Veliut e bëri të veten pasi nuk u mbulua mirë krahu i tij. Asgjë nuk ka përfunduar, nuk duhet gjykuar me një ndeshje. Djemtë bënë maksimumin, por ndoshta edhe fati nuk ishte në anën tonë. Kemi ndeshje për Kupë e më pas do të mendojmë për kampionat, të jemi sa më lartë në tabelë. Kjo pozitë të dërgon në Evropë dhe kur e ke Evropën në xhep, luan edhe më i qetë në Kupë”, ka thënë Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.