Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bayern argëtohet me Bochum, Dortmund fiton minimalisht ndaj Wolfsburg
    Ballina-1

    Bayern argëtohet me Bochum, Dortmund fiton minimalisht ndaj Wolfsburg

    23/09/2023 17:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munich ka treguar një super formë ndaj Bochumit, duke dhuruar spektakël në “Allianz Arena”.

    Skuadra e Tuchel dominoi dhe fitoi thellë me rezultatin 7-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

    Ishte Choupo-Moting ai që nisi serinë e golave, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 4’, ndërsa në minutën e 13’ Kane shënoi golin e dytë për kampionët e Gjermanisë.

    Në minutën e 29’ De Ligt realizoi sërish për bavarezët, ndërsa Sane vulosi pjesën e parë, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 38.

    Në fraksionin e dytë Kane realizoi sërish, në minutën e 54’ nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 81’ ishte Tel ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës.

    Në fund gjithçka u vulos nga Harry Kane, me britanikun që bëri “hat-trick” dhe njëkohësisht shënoi golin e shtatë për Bayern Munich.

    Pas javës së pestë të Bundesliga, Bayern Munich kryeson me 13-të pikë, teksa Bochum renditet në vend të 13-të me tre pikë.

    Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren minimale 1-0 ndaj Wolfsburg këtë të shtunë.

    Pjesa e parë e takimit u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 68’ që vendasit të realizonin golin e avantazhit dhe të fitores me Reus.

    Pas këtij takimi, Dortmund renditet në vend të pestë me 11 pikë, teksa Wolfsburg renditet në vend të shtatë me nëntë pikë.

    RB Leipzig fitoi minimalisht o-1 në transfertën e Borussia Monchengladbach, me golin e vetëm të takimit që u realizua nga Werner në minutën e 75’.

    Pas raundit të pestë të Bundesliga, Monchengladbach renditet në vend të 15-të me dy pikë, teksa Leipzig renditet në vend të tretë me 12 pikë.

    Hoffenheim fitoi 0-2 në transfertën e Union Berlin, me golat që u realizuan nga Kramaric me penallti në minutën e 22’ dhe nga Beier në minutën e 38’.

    Pas këtij takimi Union Berlin renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë, teksa Hoffenheim në vend të katërt me 12-të pikë.

    TË LIDHURA

    Italiani Sinner e fiton Wimbledonin, mposht Alcarazin

    13/07/2025 20:32

    Fisnik Asllani vazhdon kontratën me Hoffenheimin

    13/07/2025 19:45

    VIDEO | Supergol nga Celina në fitoren e AIK-ut

    13/07/2025 19:19

    Liverpool fiton ndeshjen e parë pa Jotan

    13/07/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.