Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bayern merr fitoren minimale ndaj Freiburg dhe kryeson Bundesliga-n/ Nuk i ndahet Dortmund
    Ballina-1

    Bayern merr fitoren minimale ndaj Freiburg dhe kryeson Bundesliga-n/ Nuk i ndahet Dortmund

    08/04/2023 17:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi e eliminoi nga Kupa e Gjermanisë, Bayern Munich i kthen reston në Bundesliga Freiburgut.

    Skuadra e Thomas Tuchel mori fitoren minimale 0-1 në “Europa-Park Stadion”, duke vijuar kryesimin e kampionatit.

    Ndeshja e vlefshme për raundin e 27-të u dominua nga bavarezët, megjithatë rruga drejt rrjetës u gjet vetëm njëherë dhe kjo në minutën e 52’ nga De Ligt.

    Pas asistit të Musiala, De Ligt realizoi për Bayern Munich, duke i dhuruar ekipit të tij tri pikë shumë të rëndësishme.

    Pas këtij takimi Bayern kryeson me 58 pikë, teksa Freiburg renditet në vend të katërt me 47 pikë.

    Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren 2-1 ndaj Union Berlin, në një ndeshje që u dominua nga vendasit. Skuadra e Terzic mori avantazhin në minutën e 28’, me Malen që zhbllokoi sfidën.

    Në minutën e 61’ Union Berlin gjeti barazimin me Behrens, megjithatë në minutën e 79’ Moukoko vulosi rezultatin e këtij takimi dhe u dhuroi fitoren vendasve.

    Pas javës së 27-të Dortmund qëndron në vend të dytë me 56 pikë, teksa Union Berlin renditet në vend të tretë me 51 pikë.

    Ndërkohë Bayern Leverkusen-Eintracht Frankfurt u mbyll me rezultatin 3-1. Golat për vendasit i realizuan Adli në minutën e 10’, Diaby në minutën e 34’ dhe Azmoun në minutën e 90+5’, teksa për Frankfurt rrugën drejt rrjetës e gjeti Sow në minutën e 74’.

    Pas këtij takimi Bayer Leverkusen renditet në vend të gjashtë me 43 pikë, teksa Frankfurt në vend të shtatë me 41 pikë.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.