Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bayern Munichi arrin marrëveshje me yllin e Napolit
    Ballina-1

    Bayern Munichi arrin marrëveshje me yllin e Napolit

    29/06/2023 10:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munich ka arritur të bëjë goditjen e parë të madhe në merkaton e verës. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit nga Korea e Jugut, Kim Min-jae i cili këtë sezon shkëlqeu në Itali duke fituar titullin kampion me Napolin.

    Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se palët kanë arritur marrëveshje dhe mbrojtësi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bajernin. Ditët në vazhdim do të finalizohet gjithçka, me Lukas Hernandezin që do të largohet për te PSG dhe më pas do të jetë edhe zyrtarizimi i Kim Min-jae pasi është paguar klauzola nga Bajerni.

    Për futbollistin korean kishte interesim konkret edhe nga Mançester Junajtid madje dukej sikur transferimi ishte vetëm çështje ditësh megjithatë gjërat kanë ndryshuar së fundmi dhe Bajerni ka arritur të sigurojë futbollistin.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.