Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid
    Ballina-1

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayerni ka shënuar dy gola në superndeshjen me Real Madridin dhe ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

    Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Bayerni fitoi 2:1 ndaj skuadrës mbretërore spanjolle.

    Ashtu si pritej, ndeshja ishte e nivelit më të lartë dhe me plot raste. Per kohë të gjatë kanë dominuar lojtarët e kampionit gjerman, që largohen nga Madridi me fitore shumë të madhe.

    Luis Diaz e kaloi në epërsi 1:0 Bayernin në minutën e 41-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

    Dhe me të nisur pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 46-të, Harry Kane shënoi për 2:0. Ai gjuajti bukur nga distanca.

    Ylli anglez u kthye nga lëndimi dhe gjeti sërish cakun. 32-vjeçari Kane i ka plot 49 gola me Bayernin këtë edicion. 11 prej këtyre golave i ka në dhjetë ndeshje në Champions.

    Pas golit të dytë të Bayernit, nisi ofenziva e madrilenëve.

    Fillimisht Manuel Neuer mbylli mirë këndin për Vinicius Juniorin. Më pas ndali goditjen e Kylian Mbappes dhe sërish u vendos mirë për ta shpëtuar portën e Bayernit.

    Por edhe forma e mirë e Neuerit nuk kreu punë në minutën e 74-t. Trent Alexander-Arnold gjeti mirë në zonë Mbappen që ishte i saktë nga afërsia për 2:1.

    Real Madridi e kërkoi edhe golin e barazimit, por pa sukses. Raste të tjera kishin sidomos Mbappe e Vinicius Jr.

    Por të rrezikshëm ishin edhe lojtarët e Bayernit, ndonëse më shumë të fokusuar për ta mbrojtur portën e tyre.

    Rezultati 2:1 e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Mynih. Por Bayerni është në avantazh të theksuar për të kaluar në gjysmëfinale të Championsit.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.