Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bayerni suspendon Manen, e gushtoi Leroy Sanen
    Ballina-2

    Bayerni suspendon Manen, e gushtoi Leroy Sanen

    13/04/2023 16:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munich e ka suspenduar yllin Sadio Mane për një ndeshje pas përleshjes që e pati në dhomën e zhveshjes me Leroy Sanen të martën mbrëma.

    Kjo dyshe pati fjalosje edhe brenda dhe jashtë fushës në disfatën 3:0 të Bayernit nga Manchester City.

    Ndërkohë, në zhveshtore situata ka qenë edhe më e tensionuar ndërsa u raportua se e ka qëlluar Sanen në fytyrë pas ndeshjes.

    Më pas, bordi i klubit bavarez ka shkarkuar Manen dhe i ka dhuruar gjobë.

    “Sadio Mane 31-vjeçar nuk do të jetë në skuadrën e Bayernit këtë të shtunë në ndeshjen në shtëpi kundër Hoffenheimit. Kjo për shkak të sjelljes së tij të keqe pas ndeshjes së Bayernit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt. Mane po ashtu është gjobitur”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

    Mane ka 11 gola e 5 asistime në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.