Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bayerni turpërohet nga Frankfurti, mposhtet 5-1
    Ballina-2

    Bayerni turpërohet nga Frankfurti, mposhtet 5-1

    09/12/2023 18:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munichu është turpëruar të shtunën në Bundesligë, në ndeshjen e xhiros së 14-të.

    Bavarezët pësuan disfatë të thellë 5:1 nga Eintracht Frankfurti në udhëtim.

    Vendësit nisën serinë e golave që në minutën e 12-të. Për bavarezëtë është humbja e parë e edicionit aktual në elitën e futbollit gjerman.

    Omar Marmoush shënoi për 1:0 fillimisht, kurse shifrat i dyfishoi Junior Dina Ebimbe në minutën e 31-të.

    Pesë minuta më vonë, Hugo Larsson shënoi për 3:0.

    Joshua Kimmich një minutë para fundit të pjesës së parë e ngushtoi rezultatin në 3:1.

    Megjithatë, Dina Ebimbe në minutën e 50-të dhe Ansgar Knauff pas një ore lojë, shënuan edhe dy gola tjerë për fitoren e thellë, 5:1.

    Frankfurti pesë gola brenda 60 minutave, Bayern Munichut i kishte shënuar në Bundesligë edhe në fitoren 6:0 në vitin 1975. Pra, e ka barazuar rekordin e vet.

    Bavarezët bëjnë hap të gabuar në luftën për titull kampioni. Pas 13 ndeshjeve të luajtura kanë 32 pikë.

    Frankfurti në pozitën e shtatë në tabelë ka grumbulluar 21 pikë gjithsej, në 14 ndeshje.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.