Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Becali më nuk jep deklarata të forta, flet për përballjen me Dritën: Nuk them më se ka skuadër të dobët
    Ballina-2

    Becali më nuk jep deklarata të forta, flet për përballjen me Dritën: Nuk them më se ka skuadër të dobët

    06/08/2025 20:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FCSB do të përballet me Dritën të enjten mbrëma në Bukuresht, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Evropës, me fillim nga ora 20:30.

    Skuadra rumune vjen në këtë duel pas eliminimit dramatik ndaj Shkëndijës në Ligën e Kampionëve, dhe këtë herë kërkon të jetë më e kujdesshme në qasjen ndaj kundërshtarëve nga rajoni.

    Presidenti i klubit, Gigi Becali, i njohur për deklaratat e forta dhe shpesh herë nënvlerësuese ndaj rivalëve, këtë herë ka vendosur të ndryshojë tonin.

    Në konferencën për media para ndeshjes me Dritën, ai u shfaq më i rezervuar dhe diplomatik, duke theksuar se nga tani e tutje do të respektojë çdo kundërshtar në garat evropiane.

    FCSB shihet si favorite përballë Dritës, por trajneri Elias Charalambous dhe lojtarët e tij kanë qenë të kujdesshëm në deklarata, duke theksuar se nuk do të ketë vend për nënvlerësim.

    Edhe vetë presidenti Becali e ka pranuar se është koha për t’u përqendruar te “korsia” drejt grupeve dhe jo të flitet për emra.

    “Nuk them më për askënd se është i dobët. Nuk e them më në jetën time. Ndoshta është një mësim edhe për mua. Nuk them më në jetën time se një ekip është i dobët”.

    “Nuk dua të mburrem më, por patjetër që do të jemi në një grup. Madje besoj edhe te Liga e Evropës, sepse kemi një skuadër të mirë. Do të përpiqem të jem më diplomatik dhe të mos flas drejtpërdrejt për ekipet kundërshtare, do të flas vetëm për ekipin tim. Patjetër që do të jemi në Ligën e Evropës.”

    “Nuk po them që Drita është e dobët, por mendoj se do t’ia dalim. Mendoj se po, se do t’i kalojmë ata”, tha Becali. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.