Futboll ndërkombëtar

BEFASI| Brightoni eliminon Arsenalin nga Kupa e Ligës së Anglisë

BEFASI| Brightoni eliminon Arsenalin nga Kupa e Ligës së Anglisë

Lideri i Premier Leagues, Arsenali, është eliminuar nga Kupa e Ligës së Anglisë. Të mërkurën mbrëma, Arsenali ka pësuar humbje në shtëpi nga Brightoni me rezultatin 3:1. Brightoni kalon në të tetën e finales. Eddie Nketiah shënoi për epërsinë e Arsenalit në minutën e 20-të, por mysafirët ia dolën që të rikthehen. Rezultatin në 1:1

Besnik Batusha

Lideri i Premier Leagues, Arsenali, është eliminuar nga Kupa e Ligës së Anglisë.

Të mërkurën mbrëma, Arsenali ka pësuar humbje në shtëpi nga Brightoni me rezultatin 3:1. Brightoni kalon në të tetën e finales. Eddie Nketiah shënoi për epërsinë e Arsenalit në minutën e 20-të, por mysafirët ia dolën që të rikthehen.

Rezultatin në 1:1 e barazoi ish-lojtari i Arsenalit, Danny Welbeck nga penalltia në minutën e 27-të.

Brightoni kaloi në epërsi prej 2:1 me golin e Kaoru Mitomas në minutën e 58-të. Kurse Tariq Lamptey shënoi golin e tretë dhe të fundit në minutën e 71-të. Granit Xhaka luajti tek Arsenali nga minuta e 80-të, por pa arritur të ndryshojë në rezultat.

ArsenaliBrightoni

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions