Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Befason Marca: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit “Katar 2022″
    Ballina-1

    Befason Marca: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit “Katar 2022″

    03/12/2022 15:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazeta prestigjioze spanjolle Marca ka bërë një artikull shumë interesant pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Zvicrës e Serbisë.

    Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:2 dhe u kualifikua tutje derisa Serbia bëri gati valigjet dhe po kthehet në shtëpi, transmeton Demokracia.com

    Gazeta spanjolle në atë ndeshje e ka përfshirë edhe Kosovë duke shkruaju Zvicra, Serbia dhe Kosova zhvilluan ndeshjen më të mirë të Botërorit. Sigurisht për Kosovën e kishte fjalën te dyshja Xhaka e Shaqiri që ishin figurat kryesore në këtë përballje tejet të tensionuar.

     “Ndeshje e çmendur! Ishte një ndeshje ndërmjet dy rivalëve por në fakt luajtën tre, sepse rivaliteti midis Zvicrës dhe Serbisë ka përfshirë prej kohësh Kosovën. Serbia ka humbur Kosovën ndërsa përball saj u paraqitën dy shqiptarë Shaqiri dhe Xhaka që ishte sikur të hidhesh kripën në plagën e hapur. Serbia nuk heq dorë nga Kosova, por që të gjithë e dinë që tashmë e kanë humbur”, shkruan Marca duke kujtuar atë festën e çmendur të Shaqirit e Xhakës në Rusi madje në sytë e Putinit.

    “E gjithë kjo situatë na bëri të kemi një spektakël fantastik në këtë ndeshje, një nga ndeshjet më të mira të këtij botërori. Ne i shikojmë të gjitha që ndodhën në fushë, por në këtë ndeshje ne pamë rastin e serbëve dhe shqiptarëve. Kjo duket se nuk do të shërohet gjatë, mllefi ndaj njëri tjetrit është shumë i madh. Shaqiri kur shënoi shkoi para tifozëve serbë dhe i heshti ata, derisa Xhaka gjatë gjithë kohës ishte në shënjestër të serbëve”, ka shkruar ndër të tjera Marca. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Endrit Krasniqi kthehet te Shkëndija

    16/06/2025 17:12

    Presidenti Ademi: Kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Kosova është shumë e fortë

    16/06/2025 13:42

    Ademi: Do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën

    16/06/2025 13:10

    Xhaka i thotë “PO” Milanit

    16/06/2025 11:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.