Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Befason Mbappe, paraqitet live në emisionin dedikuar ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi
    Ballina-2

    Befason Mbappe, paraqitet live në emisionin dedikuar ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi

    01/03/2023 22:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka befasuar ndjekësit e një emisioni dedikuar mbledhjes së fondeve për Turqinë pas tërmetit tragjik që i goditi ata javë më parë. Ai u shfaq në linjë direkte sot, për të shfaqur përkrahjen e tij dhe të komunitetit të futbollit.

    Një tërmet që goditi Turqinë dhe Sirinë gjatë muajit shkurt, la të vdekur më shumë se 45 mijë persona, dhe Mbappe është vënë në dispozicion për të ndihmuar në mes të kësaj krize humanitare. Paraqitja e tij befasuese kishte për qëllim që të tërhiqte vëmendjen e ndjekësve për rëndësinë e mbledhjes së fondeve, duke ditur se çfarë reputacioni ka ai.

    Why Kylian Mbappe flips Man of the Match trophy: Reason France World Cup star doesn't pose with Budweiser logo | Sporting News

    “Ajo që ka ndodhur atje është një tragjedi vërtet e madhe”, tha fillimisht 24-vjeçari. “Duhet të ketë qenë një tragjedi shumë e madhe për imagjinatën tonë. E kam shumë të vështirë të vlerësojë atë që kaluan të prekurit atje. Por detyra jonë sot është e jashtëzakonshme për mua. Komuniteti botëror i futbollit do të bashkohet për ta mbështetur Turqinë. Në këtë aspekt, ky është një program i jashtëzakonshëm dhe jam krenar që jam pjesë e tij.”

    Just when you thought you couldn’t admire him more, Kylian Mbappé joins the #OmuzOmuza campaign to support earthquake victims in Turkey. True class both on and off the pitch. 🙌🇹🇷pic.twitter.com/vTxsA0dfBS

    — Daily Turkic (@DailyTurkic) March 1, 2023

    “Do ta përdorë tërë potencialin tim për të ndihmuar fëmijët. Si dikush që gjithmonë përpiqet të jetë i dobishëm, do të bëj më të mirën e mundshme për Turqinë. Mendoj se tani e tutje gjithçka do të jetë më mirë për Turqinë dhe shpresoj se mund të bëjmë shumë fëmijë të qeshin përsëri”, tha për fund Mbappe.

    Mbappé electrifies in World Cup epic, ends up on losing side | AP News

    Pasi përfundoi transmetimi, Mbappe postoi një cicërim në rrjetin social Twitter, me flamurin e Turqisë dhe dy emoji tjerë.

    Mbappe turkey tweet

    Emisioni i dedikuar për mbledhjen e fondeve thirret ‘Krahë për Krahë’ dhe është i mbështetur nga Federata e Futbollit të Turqisë.

    TË LIDHURA

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39

    Muriqi mund të rikthehet në Turqi, gjiganti turk interesohet për të

    21/06/2025 15:45

    1.2 milionë euro gjoba për Manchester City gjatë sezonit, arsyeja është vërtet qesharake

    21/06/2025 12:03

    Barcelona dëshiron të nënshkruajë me yllin e Premierligës

    21/06/2025 11:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.