Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Behgjet Pacolli pas fitores së Kosovës: Ne, dardanëve, duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderit
    Ballina-2

    Behgjet Pacolli pas fitores së Kosovës: Ne, dardanëve, duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderit

    09/09/2024 22:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar pas fitores së thellë që Kosova sonte e shënoi ndaj Qipros në Larnaka.

    Dardanët fituan me rezultat 4:0, duke dhënë spektakël ani pse në adresë të tyre kishte një lumë kritika pas humbjes ndaj Rumanisë.

    Pacolli ka thënë se ata ishin spektakolarë dhe nuk e merituan të kritikohen ashtu, shkruan Ballkani.info.

    “Siç duket, u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë Ne, DARDANEVE , duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderi qe sot na e zdritet ftyren!!!”,  ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

    Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

    Sa mirë e sa keq,

    Sa mirë që Kosova fitoi sot në Larnaka me rezultat 4:0.

    Sa keq që nuk munda ta ndjek lojën. Sapo aterrova pas një udhëtimi të gjatë. Në aeroplan nuk punonte interneti dhe nuk kisha asnjë mundësi të lidhesha me botën.

    Siç duket, u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë.

    Ne, DARDANEVE , duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderi qe sot na e zdritet ftyren!!!.

    TË LIDHURA

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.