Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Belgjika nuk e pranon të luaj me Izraelin në territorin e saj, ndeshja do të luhet në terren netural
    Ballina-2

    Belgjika nuk e pranon të luaj me Izraelin në territorin e saj, ndeshja do të luhet në terren netural

    19/07/2024 19:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata Belge konfirmoi të martën se takimi Belgjikë – Izrael, i vlefshëm për Ligën e Kombeve, i planifikuar për më 6 shtator, nuk mund të zhvillohej në të gjithë Belgjikën, pasi asnjë qytet nuk ishte i gatshëm të priste ndeshjen.

    Rreziku i demonstratave të dhunshme dhe kundër-demonstrimeve u theksua nga autoritetet komunale, veçanërisht ato të Brukselit, për të justifikuar refuzimin e tyre.

    Prandaj ndeshja do të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë me dyer të mbyllura. “Një ndeshje në shtëpi, duhet të luhet në shtëpi, në Belgjikë”, deklaroi Piet Vandendriessche, president i Federatës Belge.

    Kjo është arsyeja pse ne jemi të zhgënjyer që asnjë qytet nuk është në gjendje të mirëpresë ‘Djajtë e Kuq’. Ne po e nisim Ligën e Kombeve me një pengesë serioze, por duam të jemi direkt atje në një nivel sportiv.”

    Skuadra izraelite, nga ana e saj, tashmë është mësuar t’i luajë ndeshjet e saj “në shtëpi” në Hungari, që nga sulmet e 7 tetorit dhe luftës midis Izraelit dhe Hamasit që pasoi. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.