Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Belgjika pa Courtois, portieri i Real Madridit nuk do të jetë në Euro 2024
    Ballina-1

    Belgjika pa Courtois, portieri i Real Madridit nuk do të jetë në Euro 2024

    01/05/2024 17:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Thibaut Courtois nuk do të jetë pjesë e Belgjikës në Kampionatin Europian, Gjermani 2024. Trajneri i kombëtares Domenico Tedesco tha se gardiani nuk do të thirret, pasi ka qëndruar jashtë për pjesën më të madhe të sezonit, për shkak të një dëmtimi.

    31-vjeçari në gusht këputi ligamentet e më pas dëmtoi meniskun. Por ai do të jetë në dispozicion të teknikut Carlo Ancelotti në vazhdim.

    Për gazetën gjermane ‘Kicker’, Tedesco tha se stafi po fokusohet te lojtarët që janë në formë të mirë. Italiani ende nuk e ka përfunduar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për finalet e Europianit.

    Courtois, ende nuk ka arritur formën më të mirë pas ndërhyrjeve, por sipas mediave spanjolle është i disponueshëm për teknikun Ancelotti për sfidën e radhës në La Liga ndaj Cadiz. Ai konsiderohet si një nga portierët më të mire në botë, me 102 ndeshje me “Djajtë e kuq”. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.