Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bellinghamit i jepet numri i legjendës pas kalimit te Real Madridi
    Ballina-1

    Bellinghamit i jepet numri i legjendës pas kalimit te Real Madridi

    15/06/2023 20:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Duke e mbajtur fanellën me numrin pesë, të cilën dikur e veshte Zinedine Zidane, Jude Bellingham e kompletoi lëvizjen te Real Madridi të enjten. Ai nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën më të suksesshme në Evropë.

    Bellinghami u fotografua me fanellën e re në ambientin me shumë trofe prapa, pasi i kaloi testet mjekësore dhe e nënshkroi kontratën në praninë e presidentit të klubit, Florentino Perez.

    “Kam thënë në shumë intervista se sa shumë e çmoj Zinedine Zidanen”, ka thënë Bellingham kur është pyetur për numrin e ri, pasi në klubet e kaluara kishte numrin 22. “Nuk do të mundohem të bëhem i njëjtë si ai, unë do të mundohem të jem Jude. Por natyrisht se është pjesë e nderit se sa i madh ka qenë ai”.

    Pavarësisht se kërkohej nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin, Bellinghami vendosi të kalonte te klubi spanjoll që e ka fituar Kupën Evropiane 14 herë.

    Perezi e ka quajtur Bellinghamin si “një prej lojtarëve më të mirë në botë” dhe përderisa në kërkim të tij ishin disa klube, nënvizoi se “ai është këtu sepse donte të ishte këtu”.

    Real Madridi nuk e ka konfirmuar çmimin, por Dortmundi në një komunikatë javën e kaluar tha se transferimi i tij mund të shkojë deri në 130 milionë euro.

    Dashuria për elegancën e Zidanet, të cilin e ka shikuar si fëmijë, e kombinuar me triumfet e skuadrës, ishin vendimtare për t’i injoruar thirrjet nga klubet angleze, ka thënë Bellingham.

    Zidane ishte kampion bote me Francën, por sukseset më të mëdha në nivel klubesh i ka pasur në Madrid, ku e fitoi Ligën e Kampionëve si lojtar, para se ta udhëhiqte skuadrën drejt tre trofeve si trajner.

    Dhe a mund të kenë ngjashmëri me Zidanen ato lëvizjet e Bellinghamit për t’iu shmangur mbrojtësve në Bundesligë?

    “Me të vërtetë e çmoj Zidanen dhe atë që ka bërë në këtë klub me numrin pesë”, ka thënë anglezi. “Është numër që më inspiron”.

    Vetëm 19-vjeçar, Bellingham i bashkohet lëvizjeve të Madridit që në vitet e fundit po transferon të rinj në ekip, si sulmuesit 22-vjeçar, Vinicius Junior dhe Rodrygo, francezin 20-vjeçar Eduardo Camavinga, 23-vjeçarin Aurelien Tchouameni, si dhe mesfushorin uruguaian, 24-vjeçarin Federico Valverde.

    Përderisa nga ai nuk kërkohet ta mbulojë zbrazëtinë e lënë nga golashënuesi i larguar, Karim Benzema, Bellingham mund të ketë hapësira të tjera për të përmbushur. Veterani i mesfushës, Luka Modriq, ish-fitues i “Topit të Artë”, dhe Toni Kroos, do të jenë pa kontrata në fund të këtij muaji.

    Bellinghami ka thënë se dëshiron të mësojë nga Modriqi dhe Kroosi.

    “Eksperienca e tyre është e madhe dhe do të jetë gjë e mirë për mua. Do të doja të isha si sfungjer përreth tyre, duke u munduar të vjedhë gjithçka që ata kanë”.

    Bellinghami iu bashkua Dortmundit nga skuadra e rangut të dytë në futbollin anglez, Birminghami, në vitin 2020. Qëndrimi për tri edicione te Dortmundi përfundoi me humbje të titullit nga Bayern Munichu. Ai debutoi për Anglinë në vitin 2020 dhe luajti 24 ndeshje për përfaqësuese.

    Madridi ka bërë edhe transferime tjera më të vogla, duke kthyer lojtarët Brahim Diaz dhe Fran Garcia, teksa është në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në ligën spanjolle.

    Skuadra e madhe pritet të bëj hapa tjerë të mëdhenj në transferime për ta zëvendësuar Karim Benzeman që kaloi në Arabinë Saudite.

    Ka spekulime për transferimin e Kylian Mbappes, që mund të largohet nga Paris Saint-Germaini, apo Harry Kanet nga Tottenhami.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.