Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Benayoun s’e di si u pranua fusha në “Fadil Vokrri”, gazetari izraelit e quan Kosovën ekip “mediokër”
    Ballina-2

    Benayoun s’e di si u pranua fusha në “Fadil Vokrri”, gazetari izraelit e quan Kosovën ekip “mediokër”

    13/11/2023 22:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtori sportiv i përfaqësueses së Izraelit, Yossi Benayoun nuk e di se si është aprovuar fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshje ndërkombëtare.

    Kosova fitoi 1:0 ndaj Izraelit të dielën mbrëma, ndërsa fusha ishte në gjendje shumë të rënduar.

    Përfaqësuesja e Izraelit menjëherë pas ndeshjes udhëtoi për në Hungari ku të mërkurën mbrëma e luan ndeshjen me Zvicrën.

    “Të gjithë kemi dashur të dukemi më mirë në ndeshje. Ka shumë arsyetime përreth, fusha, e cila nuk e di se si e kanë aprovuar. Por gjithsesi kemi pritur të dukemi më mirë”, ka thënë Benayoun.

    Ai ka thënë se e kanë ditur forcën e Kosovës dhe po ashtu gjendjen e fushës, të cilën e kanë parë në stërvitjen e së shtunës.

    Ndërkohë gazetari Moshe Primo i ka bërë një analizë të gjatë ndeshjes në Kosovë. Primo është veteran i gazetarisë sportive në Izrael. Ndër të tjera ai e ka cilësuar Kosovën “ekip mediokër”.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.