Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Benzema do ta rinovojë kontratën
    Futboll ndërkombëtar

    Benzema do ta rinovojë kontratën

    05/10/2022 15:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni Karim Benzema do ta rinovojë së shpejti kontratën me skuadrën e Real Madridit. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së francezit, do të bëhet brenda këtij muaji nga klubi madrilen.

    Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Benzema do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2024. Ai do ta rinovojë kontratën për një vit, pasi aktualja i skadon në fund të këtij sezoni.

    34-vjeçari vlerësohet si lojtari më i rëndësishëm i Realit dhe do t’i prijë sulmit edhe edicionin tjetër. Ai ishte më i merituari për suksesin e Realit në sezonin e shkuar, ku krahas triumfit në La Liga e fitoi edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

    Këtë edicion, Benzema ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje. Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009.

    TË LIDHURA

    Dukagjini ndahet me trajner

    22/03/2026 21:11

    Manchester City e fiton trofeun e parë të edicionit, mposht Arsenalin

    22/03/2026 20:31

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.