Benzema përshëndetet me gol nga Real Madridi

Karim Benzema e ka luajtur të dielën ndeshjen e fundit për Real Madridin. Njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të Realit është përshëndetur ashtu si i ka hije – me gol të shënuar. Të dielën paradite Real Madridi ka njoftuar se Benzema largohet nga skuadra në fund të këtij edicioni. Pasdite sulmuesi francez
Karim Benzema e ka luajtur të dielën ndeshjen e fundit për Real Madridin. Njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të Realit është përshëndetur ashtu si i ka hije – me gol të shënuar. Të dielën paradite Real Madridi ka njoftuar se Benzema largohet nga skuadra në fund të këtij edicioni.
Pasdite sulmuesi francez udhëhoqi si kapiten skuadrën në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligas ndaj Athletic Bilbaos. Ndeshja përfundoi 1:1, ndërsa Benzema realizoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të për të barazuar shifrat. Bilbao kaloi në epërsi në minutën e 49-të.
Oihan Sancet ishte realizator. Benzema la fushën në minutën e 74-t. U përshëndet gjatë nga tifozët madrilenë.
Ndeshjen e fundit me Madridin e luajti edhe Marco Asensio. Edhe ai u përshëndet ngrohtësisht kur la fushën në minutën e 92-të. Benzema e ka përfunduar edicionin në La Liga me 19 gola të shënuar. Real Madridi përfundoi nënkampion me 78 pikë.



