Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bëri “mrekulli” në Afrikë, trajneri belg interesohet për ta drejtuar Kosovën
    Ballina-1

    Bëri “mrekulli” në Afrikë, trajneri belg interesohet për ta drejtuar Kosovën

    21/06/2023 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndonëse në krizë të rezultateve, përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të jetë shumë atraktive për trajnerët. Shumë trajnerë të vendit e të huaj synojnë ta drejtojnë përfaqësuesen në vazhdim të eliminatoreve për Euro 2024.

    Prej të martës Kosova është pa përzgjedhës. FFK-ja është ndarë me francezin Alain Giresse pas humbjes dëshpëruese nga Bjellorusia. Përzgjedhësi i ri pritet të emërohet në javët e ardhshme. FFK-ja nuk ka saktësuar nëse do të jetë i huaj apo vendor, ndërsa interesimi për të zënë vendin e Giresset tashmë ka nisur.

    KOHA ka mësuar se trajneri belg, Tom Saintfiet, tashmë ka shprehur interesim për të marrë drejtimin e Kosovës. Saintfiet është 50-vjeçar, ndërsa prej vitit 2018 drejton përfaqësuesen afrikane të Gambisë. Më herët ka drejtuar Maltën, Trinidad e Tobagon, Bangladeshin, Togon, Jemenin dhe përfaqësuese e klube tjera. Saintfiet vazhdimisht ka shprehur respekt për Kosovën, por edhe interesim maksimal për ta drejtuar atë. Ai kishte shfaqur interesim në kohën kur erdhi Bernard Challandes e po ashtu kur erdhi Giresse. Saintfiet ka kontratë me Gambinë deri në qershor të vitit 2026, por është i interesuar që të drejtojë përfaqësuese evropiane.

    “Saintfiet ka bërë mrekulli me Gambinë në Afrikë dhe dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me ndonjë përfaqësuese evropiane. Ai ndjen se Kosova do ta dërgonte në nivele dukshëm më të larta. Është i bindur me potencialin e Kosovës. E mori Gambinë kur ishte e 172-ta në ranglistën e FIFA-s dhe kur ishte pa fitore në ndeshje zyrtare për pesë vjet. Me belgun në stol, Gambia u kualifikua për herë të parë në histori në Kupën e Afrikës. Madje arriti deri në çerekfinale dhe përfundoi e gjashta”, ka thënë një burim i KOHËS.

    Tani Gambia është e 120-ta në ranglistën e FIFA-s dhe pranë kualifikimit në garën kontinentale. Saintifiet ka drejtuar përfaqësuesen afrikane në 38 ndeshje gjatë të cilave janë shënuar 18 fitore e nëntë barazime. Ai vitin e kaluar u shpall trajneri i tretë më i mirë në Belgjikë. Ishte edhe kandidat në listën e ngushtë për trajnerin më të mirë të vitit në Afrikë.

    “Saintifiet natyrisht nuk është i vetmi i interesuar për Kosovën. Potenciali i Kosovës vlerësohet i madh, ndërsa në treg janë shumë trajnerë të interesuar. Tashmë drejtuesit e FFK-së janë kontaktuar nga agjentë të ndryshëm lidhur me postin e përzgjedhësit”, ka vazhduar burimi i KOHËS.

    Kosova ndeshjen e ardhshme e luan në shtator. Deri atëherë pritet të zgjedhet selektori i ri.

    TË LIDHURA

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32

    Liverpool ndihmon familjen e Diogo Jotas me 15 milionë euro, si dhe do ta respektojë kontratën që portugezi kishte me klub deri në vitin 2027

    04/07/2025 17:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.