Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Berisha pasi mori ftesën nga Gjermania: Jam shumë i lumtur, ëndrra po më bëhet realitet
    Ballina-2

    Berisha pasi mori ftesën nga Gjermania: Jam shumë i lumtur, ëndrra po më bëhet realitet

    17/03/2023 22:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mërgim Berisha sot mori ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë, në kohën kur Kosova ishte duke pritur që ai t’i bashkohej “Dardanëve”.

    Gjermania do t’i luajë dy ndeshje miqësore gjatë këtij, pasi që është organizatore e Kampionatit Evropian “Euro 2024” dhe nuk merr pjesë në eliminatore.

    Kombëtarja gjermane do të takohet me Perunë, më 25 mars, kurse me Belgjikën pas tri ditësh.

    Përzgjedhësi Hansi Flick zbuloi sot listën me futbollistët e ftuar për këto ndeshje, në të cilën bën pjesë edhe Berisha.

    Image

    Futbollisti nga Kosova ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit ku ai aktivizohet, Augsburg, ku tha se është i lumtur që po i realizohet ëndrra për të luajtur për Gjermaninë.

    “Jam shumë i lumtur për nominimin – është një ëndërr që po bëhet realitet”, tha sulmuesi i lindur në Berchtesgaden.

     “Kam punuar gjatë dhe shumë për të, por unë e di gjithashtu që nuk kam arritur asgjë ende. Mezi pres sfidën për të qenë në gjendje të dëshmoj veten në ekipin kombëtar. Faleminderit të gjithëve që më besuan gjithmonë dhe që më mbështetën gjithmonë. Do të bëj gjithçka që mundem për të shfrytëzuar këtë shans”, shtoi anëtari i Augsburgut.

    Me këtë rast gjasat që Berisha t’i bashkohet Kosovës shkojnë në një pikë minimale, sidomos nëse paraqitet mirë për Gjermaninë.

    Viteve të fundit, Kosova ka humbur një numër të konsiderueshëm të futbollistëve cilësorë, shumë prej të cilëve po preferojnë të luajnë për shtetet tjera.

    Ka pasur raste kur edhe ekipet e shpresave të Kosovës janë braktisur për të luajtur për shtete tjera

    24-vjeçari ka luajtur gjithsej 13 ndeshje për Kombëtaren U21 të Gjermanisë.

    Në vitin 2021, ai u bë kampion evropian për grumposhën U21. Në turneun në Slloveni dhe Hungari, Berisha u paraqit në të gjashtë ndeshjet, duke përfshirë edhe finalen ndaj Portugalisë.

    Mërgim Berisha
    TË LIDHURA

    Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

    22/06/2025 18:17

    Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

    22/06/2025 12:27

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.