Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Berisha s’pranoi të jetë zëvendësues i portierit serb, përjashtohet nga ekipi
    Ballina-2

    Berisha s’pranoi të jetë zëvendësues i portierit serb, përjashtohet nga ekipi

    20/02/2023 14:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri serb Vanja Milinkovic-Savic këtë sezon është i preferuari i trajnerit Ivan Juric.

    Kjo ka bërë që portieri kosovar, Etrit Berisha kohëve të fundit të përfundonte në bankën rezervë.

    Por, përfaqësuesi shqiptar nuk e ka pranuar këtë rol dhe me këtë rast është përjashtuar nga ekipi, shkruan “Gazeta Express”.

    Prishtinasi po ushtron i vetëm dhe përkundër dëshirës, nuk mundi të gjente angazhim diku tjetër gjatë janarit, pavarësisht se u përmend Galatasaray si opsion.

    E trajneri Juric, i cili në edicionin e kaluar i besoi pa asnjë dyshim Etrit Berishës, tash ia ka kthyer shpinën atij.

    “Në sezonin e kaluar, Berisha e ka dhënë një kontribut të madh, por tash po has në vështirësi për ta pranuar këtë situatë. Ai stërvitej keq dhe kjo është një gjë e dëmshme. Kush nuk ushtron mirë dhe si duhet, do të qëndrojë jashtë ekipit. Preferoj më shumë që me ekipin të ushtrojë Gemello, i cili do të jetë portieri i dytë”, deklaroi trajneri Juric për mediat italiane. 

    Berisha nuk është ftuar që nga ndeshja e humbur nga Spezia, më 15 janar, ndërsa nuk ishte futur asnjëherë në lojë në ndeshjet paraprake deri në atë datë.

    Herën e fundit, Berisha kishte qenë titullar në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Romës më 20 maj.

    Siqodoftë, trajneri Juric tash e preferon më shumë portierin serb, Milinkovic-Savic, shkruan “Gazeta Express”.

    Gjatë verës, ish-portieri i Lazios dhe Atalantës do të largohet gjithsesi nga Torino, ku luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Mërgim Vojvoda. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.