Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bernard Berisha i lumtur me rikthimin: Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta përfaqësosh vendin tënd
    Ballina-1

    Bernard Berisha i lumtur me rikthimin: Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta përfaqësosh vendin tënd

    05/09/2023 23:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të muajit shtator.

    Dardanët do të takohen me Zvicrën më 9 shtator dhe tre ditë më vonë do të luajnë në udhëtim te Rumania.

    Bernard Berisha është rikthyer në ekipin përfaqësueses pas një kohe të gjatë, teksa ka folur për dy sfidat e radhës.

    “Nuk ka ndjenjë më të mirë se me përfaqësu vendin tënd. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe shpresoj të rikthehemi te rezultatet pozitive”, tha Berisha.

    “Unë e kam cekur edhe më herët se kemi një grup shumë të mirë, gjitha kushtet i kemi të plotësuara dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të përqendrohemi në dy ndeshjet që kemi dhe të tregohemi ata që ishim më herët”.

    “Duhet të përgatitemi maksimalisht për dy ndeshjet sepse janë shumë të vështira dhe duhet të tregojmë në fushë”.

    “Me besimin në Zot dhe me përkrahjen e tifozëve jam i bindur se do të kemi rezultate të mira”, tha Beranrd Berisha.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.