Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bersant Celina realizon gol në fitoren e AIK-ut në Ligën e Konferencës – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes
    Ballina-2

    Bersant Celina realizon gol në fitoren e AIK-ut në Ligën e Konferencës – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

    07/08/2025 22:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    AIK-u ka marrë fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Gyorit në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. 

    Vendimtar në këtë fitore të ekipit suedez ishte sulmuesi kosovar Bersant Celina, i cili kontribuoi me gol. 

    Celina realizoi në minutën e 21-të për rezultatin 2-0 duke bërë që në fund të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore. 

    Ai u vlerësua me notën 8.1 e cila ishte më e larta në këtë sfidë. 

    Përveç golit, Celina pati katër driblime të suksesshme, 14 pasime të kompletuara si dhe katër duele të fituara. 

    28-vjeçari po kalon gjithashtu një formë të mirë edhe në kampionatin suedez këtë edicion. 

    Deri më tani Celina është aktivizuar në 18 ndeshje duke arritur të realizojë tre gola, teksa ka po aq asistime.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.