Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Besfort Zeneli: Babai im qau kur më ftoi Suedia!
    Ballina-1

    Besfort Zeneli: Babai im qau kur më ftoi Suedia!

    26/03/2025 11:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti shqiptar, Besfort Zeneli, u ftua për herë të parë nga Komëbtarja e Suedisë gjatë muajit mars për dy ndeshjet miqësore.

    Gjatë një interviste për “aftonbladet”, Zeneli që tradhtoi Kosovën tregon se si babai i tij filloi të qante nga gëzimi.

    “Arbëri ishte afër meje kur erdhi telefonata, pastaj unë e thirra babain menjëherë. Ai qau në punë kur i tregova”, u shpreh Zeneli

    Ai gjithashtu me plotë krenari tregon edhe refuzimin që ia bëri Kombëtares së Kosovës.

    “Për mua ka qenë gjithmonë e qartë që unë dua të luaja për Suedinë. Unë e refuzova thirrjen e ekipit kombëtar të Kosovës. Ishte një rrezik i madh që e mora, por e ndjeva dhe doja ta ndiqja ëndrrën time. Ishte shumë bukur që isha i ftuar në këto dy ndeshje.

    Zeneli luajti në dy ndeshjet, ndaj Irlandës së Veriut (11 minuta) dhe ndaj Luksemburgut (46 minuta).

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.