Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Beshiktashi ia shkakton humbjen e parë Galatës, shkëlqen Milot Rashica
    Ballina-1

    Beshiktashi ia shkakton humbjen e parë Galatës, shkëlqen Milot Rashica

    29/03/2025 21:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Galatasarayt është njoftuar me disfatën e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.

    Beshiktashi të shtunën mbrëma e ka fituar derbin e madh ndaj Galatasarayt në shtëpi me rezultatin 2:1.

    Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit turk.

    Rafa Silva i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 23-të.

    Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 45-të me golin që e shënoi Lucas Torreira.

    Mesfushori portugez, Gedson Fernandes, e realizoi golin e fitores për Beshiktashin në minutën e 66-të.

    Galata nga minuta e 36-të luajti me një futbollist më pak në fushë.

    Przemyslaw Frankowski u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Reprezentuesit të Shqipërisë, Ernest Muçit.

    Edhe te Beshiktashi sulmuesi Semih Kilicsoy u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutwn e 96-të.

    Te vendësit, Muçi luajti deri në minutën e 65-të kurse Milot Rashica e kompletoi ndeshjen dhe ishte nder me të mirët në fushë.

    Galata pavarësisht disfatës mbetet lider me 71 pikë.

    Fenerbahçe është në pozitën e dytë me gjashtë pikë më pak.

    Beshiktashi e zë vendin e katërt me 47 pikë. Kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve rresht.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.