Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Beshiktashi ka refuzuar ofertë milionëshe për Rashicën
    Ballina-1

    Beshiktashi ka refuzuar ofertë milionëshe për Rashicën

    19/02/2024 16:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Leeds Unitedi ka tentuar që ta transferojë Milot Rashicën nga skuadra e Beshiktashit, por skuadra turke e ka refuzuar ofertën e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit anglez. Kështu ka shkruar të hënën mediumi turk “Takvim”.

    Rashica u transferua te skuadra e elitës turke në verën e vitit të kaluar për 5.25 milionë euro nga skuadra e Norwich Cityt.

    Futbollisti i Kosovës si i huazuar luajti edhe për skuadrën e Galatasarayt dhe e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.

    Mediumi turk ka raportuar se oferta në drejtim të Beshiktashit për Rashicën 27-vjeçar, ka qenë 7 milionë euro. Megjithatë, Leeds Unitedi do të tentojë që ta transferojë Rashicën edhe në verë. Leedsi është në prag të rikthimit në Premier League. Aktualisht në “Championshipin” anglez është në pozitën e dytë me 69 pikë. Rashica në 26 paraqitje të këtij edicioni ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në të gjitha garat.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.