Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Besiktasi liron Milot Rashicën për ndeshjen Kosovë – Izrael
    Ballina-2

    Besiktasi liron Milot Rashicën për ndeshjen Kosovë – Izrael

    10/11/2023 14:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi turk, Besiktas ka vendosur ta lirojë sulmuesin Milot Rashica për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

    Kosova do të ndeshet me Izrealin të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Grupit I.

    Ky orar i ri vjen pasi ndeshja e paraparë me 15 tetor u shty shkaku i luftës me Izraelit dhe Palestinës, por që ka shkaktuar probleme pasi ligat vendase do të luajnë gjatë kësaj fundjave.

    Megjithatë, disa ekipeve veçse kanë vendosur t’i lejojnë lojtarët e tyre t’i bashkohen Kosovës për këtë ndeshje dhe njëri nga ta është vushtrriasi Rashica.

    “Ndeshja kualifikuese e ‘UEFA 2024’ Kosovë-Izrael, e cila është planifikuar të luhet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit më 15 tetor 2023, do të luhet të dielën, më 12 nëntor, në përputhje me vendimin e UEFA-s. Futbollisti ynë kosovar, Milot Rashica, është ftuar në skuadrën kandidate për ndeshjen në fjalë nga Federata e Futbollit të Kosovës”.

    “Milot Rashica, i cili do të shkojë sot në vendin e tij dhe do t’i bashkohet kampit të Kombëtares sipas udhëzimeve të FIFA-s dhe nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjen që ekipi ynë do të luajë kundër Rams Basaksehirit në stadiumin Tupras të dielën, 12 nëntor, në javën e 12-të të Superligës”, thuhet në njoftim.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.