Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Besnik Doda, talenti deçanas i futbollit, merr ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë
    Ballina-2

    Besnik Doda, talenti deçanas i futbollit, merr ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë

    28/10/2023 19:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tradita vazhdon për klubin e futbollit Gjakova. Edhe një tjetër futbollist me një të ardhme të ndritshme ftohet nga Kombëtarja Shqiptare.

    Në e-mail e klubit gjakova ka arritur ftesa zyrtare e Federatës së Futbollit Shqiptar për grumbullimin e Kapitenit të 17 vjeçarëve, Besnik Doda, shkruan Ballkani.info.

    Kush është Besnik Doda, talenti i jashtëzakonshëm nga Baballoqi i Deçanit?

    I lindur në vitin 2007 në fshatin heroik të Baballoqit – komuna Deçanit, nga mosha 8 vjeçare u regjistrua te shkolla e futbollit Gjakova. Për Besnik Dodën u nevojit shumë pak kohë që talenti i tij i jashtëzakonshëm të vërehet jo vetëm nga trajnerët e KF Gjakova, por edhe nga shumë trajnerë klubeve si ne vend, ashtu edhe nga Shqipëria.

    Me skuadrën U17 të KF Gjakova, Besniku këtë vit shkëlqeu me 18 gola të shënuar dhe ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të Superligës në kategorinë Kadetë U17.

    Besnik Doda është futbollist standard i ekipit te U17 të KF Gjakova dhe njëherit kapiten i kësaj kategorie. Sensi i tij për pozicionim dhe përfundim të aksioneve, e bën Besin futbollistë kërcënues në sulm.

    Shkathtësia, ritmi, lëvizja dhe dinamizmi i tij e bëjnë atë një kërcënim të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

    Është i shpejtë dhe ka gjuajtje precize, por në veçanti, Besniku njihet si driblues i mirë që udhëheq mirë me topin dhe i detyron kundërshtarët t’i shkaktojnë faulle në zona të rrezikshme përpara 16-metërshit.

    E veçanta Besnikut është futbollist që luan në tri pozita: Mbrojtës i djathtë, mesfushorë ofensiv si dhe pozita e tij e veçantë – sulmues i krahut të djathtë.

    Ndaj këtij djaloshi kanë vërshuar oferta të shumta nga vendi dhe jashtë, ndërsa pritet të ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës U17. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.