Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Betisi interesohet për Vedat Muriqin
    Ballina-2

    Betisi interesohet për Vedat Muriqin

    27/11/2023 20:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Betisi ka skuadër të talentuar, por i mungon një qendërsulmues i cili do t’i garantonte paraqitje të rregullta por edhe gola të shënuar.

    Për këtë arsye, po interesohet për një prej sulmuesve më të mirë në La Liga aktualisht, futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqin.

    Kështu ka shkruar të hënën mediumi “Mundo Deportivo”.

    Mallorca ka mbledhur vetëm nëntë pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura, dhe do ta ketë të vështirë mbijetesën edhe në edicionin aktual.

    Në rast se Mallorca nuk e siguron qëndrimin në La Liga këtë edicion, ai mund t’i bashkohet në edicionin tjetër skuadrës që drejtohet nga Manuel Pellegrini.

    Real Betisi është në pozitën e shtatë me 24 pikë në 14 ndeshje të luajtura.

    29-vjeçari Muriqi ka shënuar katër gola e dy asistime në 12 ndeshje të edicionit aktual me skuadrën e Mallorcas.

    Asistoi në golin e fitores për Kosovën kundër Izraelit në këtë muaj, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në “Euro 2024”. Po në atë ndeshje, u lëndua rëndë dhe nuk pritet të luajë në këtë vit.

    Muriqi ka 26 gola në 51 paraqitje për “Dardanët”.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.