Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bilbao e shokon Romën e Ranierit
    Ballina-1

    Bilbao e shokon Romën e Ranierit

    13/03/2025 21:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roma e drejtuar nga Claudio Ranieri ka pasur shumë suksese në Serie A së fundmi.  Por në ndeshjen kthyese të një të tetës së Evropës, është mposhtur 3:1 dhe është eliminuar nga gara.

    Athletic Bilbao ka avancuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:3, pasi ndeshjen e parë në “Olimpico” javën e kaluar, e humbi 2:1.

    Gjërat u vështirësuan për skuadrën italiane që në minutën e 11-të, kur qendërmbrojtësi Mats Hummels, u përjashtua nga loja direkt me të kuq.

    Nico Williams, i cili shënoi dy herë në ballafaqimin e së enjtes mbrëma, realizoi për 1:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

    Mbrojtësi Yuri Berechiche e dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të, para se Williams ta shënonte një tjetër gol tetë minuta para fundit.

    Roma realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë nga penalltia me mesfushorin Leandro Paredes, por pa ia arritur që të bëjë diçka më shumë.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.