Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Bild” shkruan për boksierin shqiptar që hoqi plot 50 kilogramë dhe po kërkon titujt
    Sporte tjera

    “Bild” shkruan për boksierin shqiptar që hoqi plot 50 kilogramë dhe po kërkon titujt

    09/01/2026 21:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në hije të Agit Kabayelit (33), Granit Shala (29) dëshiron të shndërrohet në shpresë të madhe të Gjermanisë në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

    Kur Kabayel të kthehet në ring në Gjermani të shtunën mbrëma në Oberhausen, Shala po ashtu do të boksojë para 13 mijë shikuesve. Është kjo mbrëmja më e madhe e boksit në Gjermani që nga përfundimi i periudhës Klitschko.

    Derisa talente të tjera të kategorisë së rëndë në mënyrë të pashpjegueshme e lanë të ikte mundësia për t’u prezantuar para një audience të madhe, boksieri i lindur në Mynih është i vendosur të shfrytëzojë rastin e tij. Shala ka 18 fitore e një humbje në karrierën në boksin profesionist.

    “Pa Agitin, një ngjarje si kjo do të ishte e pamundur të mbahej në Gjermani. Është mundësi e përkryer për të shfaqur aftësitë e mia. Jam shumë mirënjohës për mundësinë dhe do të mundohem ta shfrytëzoj maksimalisht”, ka theksuar Shala.

    Në Oberhausen ai do të boksojë me kroatin e fortë, Peter Milas, që ka 19 fitore e një humbjeje.

    Shala është në mesin e 100 boksierëve më të mirë në botë në kategorinë e rëndë. Aktualisht renditet i 86-ti. Vështirë se dikush do të mund ta parashikonte këtë zhvillim gjatë fëmijërisë së tij.

    “Gjatë fëmijërisë jam përballur me mbipeshë. Si nëntëvjeçar kam pasur mbi 100 kilogramë. Jam ngacmuar në shkollë për shkak të kësaj. Në aspektin mental ishte kohë e vështirë”, tregon Shala.

    Boksi i dha atij vetëbesim dhe motivim. Por peshë e madhe i shkaktoi probleme edhe në boks.

    “Kur jam paraqitur në kampionatin e parë të Gjermanisë, njerëzit kanë qeshur. As që shihej brezi im, pasi barku më varej mbi të”.

    Me gjithë këtë, ai pati karrierë të suksesshme amatore. I kishte rreth 80 meçe. U bë gjashtë herë kampion i të rinjve dhe nënkampion te të rriturit.

    Në vitin 2017, Shala doli në profesionizëm. Në atë kohë peshonte mbi 160 kilogramë dhe pinte litra të tëra të qajit të ftohtë dhe koka-kolës. Me ndihmën e trajnerit Agron Kurtishi, Shala e ndryshoi dietën, i humbi mbi 50 kilogramë dhe vazhdoi ngjitjen në ranglista. Në prill të vitit 2024 e pësoi humbjen e parë në profesionalizëm. U mposht në luftë për titullin e Evropës nga Oleksandr Zakhozhyi.

    “Ishte moment i vështirë. Por më bëri më të fortë. Janë pikërisht këto momente që e krijojnë një kampion”, thotë Shala.

    Ai u kthye, fitoi tri luftërat e radhës dhe tani dëshiron të hap rrugën drejt ngritjes së mëtejme në ranglistë. Luftën e së shtunës e ka ndaj kundërshtarit më të fortë në karrierën e deritashme.

    TË LIDHURA

    Ish-sulmuesi i Drenicës i bashkohet Gjilanit

    09/01/2026 22:41

    “Bild” shkruan për boksierin shqiptar që hoqi plot 50 kilogramë dhe po kërkon titujt

    09/01/2026 21:38

    Bislimi ndaloi futbollistët që mund të shkaktonin skandal të madh

    09/01/2026 18:42

    Bashkimi dënohet rëndë

    09/01/2026 18:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.