Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Binjakët që e ruajnë Ronaldon marrin rroga stratosferike
    Fun

    Binjakët që e ruajnë Ronaldon marrin rroga stratosferike

    05/01/2023 18:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo tashmë është lojtari më i paguar në botën e futbollit që pas transferimit të tij te klubi saudit i Al Nassr.

    Para pak muajsh, dy roje sigurie të portugezit, të cilët janë binjakë, u bënë të njohur nëpër media.

    Ata kanë kohë që ruajnë nga afër yllin e futbollit.

    Ata nuk janë thjesht roje sigurie, por ish-ushtarë të forcave special, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë, e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një afat kohor të shkurtër.

    Sipas informacioneve, paga e tyre mujore që marrin nga Cristiano Ronaldo është 800 mijë euro, shkruan abcnews.

    Jorge dhe Sergio Ramalheiro kanë shërbyer dikur në Afganistan, por tani janë dy mbrojtësit e Ronaldos dhe lëvizin si hija e tij.

    Gjatë prezantimit të CR7 me klubin saudit, ata nuk i shpëtuan kamerave dhe dukeshin qartë shumë pranë yllit portugez.

    Që nga momenti i punësimit të tyre, binjakët nuk janë shkëputur asnjëherë nga Ronaldo, duke e shoqëruar atë kudo që shkon.

    Madje thuhet se ata të dy përdorin dhe teknologjinë satelitore, ku shohin nëse ndonjë gjë e dyshimtë ndodh pranë vendndodhjes së portugezit, dhe binjakët shkojnë në vendngjarje gjithmonë përpara policisë.

    TË LIDHURA

    Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

    18/02/2026 14:26

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.