Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bleron Ademi, nënkampion i Evropës për U21 në taekwondo
    Ballina-2

    Bleron Ademi, nënkampion i Evropës për U21 në taekwondo

    07/12/2023 23:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bleron Ademi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të taekwondos, për grupmoshën U21, në kategorinë deri në 54 kilogramë.

    Taekwondisti Ademi, medaljen e argjendtë e fitoi të enjten në Evropianin që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, dhe që përfundon të dielën.

    Ai pati pesë luftëra, ndërsa i fitoi katër prej tyre. U mposht në finale.

    Rrugëtimin deri në vendin e dytë të podiumit, Ademi e nisi me fitore 2:0 ndaj sllovenit Aljaz Miklavçiq.

    Me rezultatin 2:0, Ademi fitoi edhe ndaj spanjollit Isaac Vives Saez.

    Ademi nuk u ndal as në gjysmëfinale. Mposhti edhe taekwondistin nga Greqia, Konstantinos Dimitropoulos, me rezultatin 2:1.

    Në finale, humbi 2:1 nga spanjolli Ivan Escolar Parra.

    “Bleron Ademi shpallet nënkampion Evropian në Kampionatin Evropian të Taekwondosë U21 në Bukuresht, Rumani, në kategorinë deri 54 kilogramë. Medalje historike për sportin e Taekwondos së Kosovës. Urime Bleronit për medalje të argjendtë. I dëshirojmë suksese në kampionatet e radhës. Të gjithë garuesve tanë të Kosovës, suksese”, ka shkruar Federata e Taekwondosë së Kosovës të enjten.

    Të enjten garuan edhe Jon Gashi, Elion Agushi dhe Arnis Agushi në kategorinë deri në 74 kilogramë.

    Të gjithë humbën në luftërat e para.

    Të premten garon Denis Bllaca në kategorinë deri në 58 kilogramë, ndërsa më 10 dhjetor garon Mal Sahiti, në kategorinë deri në 68 kilogramë.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.