Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bllokadë e sportit në Kosovë – Vetëm nëntë federatat të licencuara deri tani nga MKRS
    Ballina-2

    Bllokadë e sportit në Kosovë – Vetëm nëntë federatat të licencuara deri tani nga MKRS

    23/12/2022 16:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka konfirmuar se deri tani ka vetëm nëntë federata sportive që kanë plotësuar kushtet dhe janë licencuar.

    Divizioni për Komunikim Publik në kuadër të MKRS-së nuk ka hezituar t’i kthejë të gjitha përgjigjet e pyetjeve të Telegrafit në lidhje me situatën rreth procesit të licencimit të Federatave.

    MKRS ka konfirmuar se momentalisht nuk ka ende asnjë rekomandim nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive për refuzim të dhënies së licencës për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

    Sipas tyre, përveç Federatës së Futbollit të Kosovës janë edhe plotë 16 federata tjera në proces të licencimit.

    Deri tani, MKRS ka konfirmuar se ka vetëm nëntë federata që kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e licencimit, shkruan Telegrafi.

    “Deri më tani (me datën 22/12/2022) në MKRS janë licencuar 9 federata sportive përfshirë këtu: Federatën e PingPongut të Kosovës; Federatën e Xhudos së Kosovës; Federatën e Hendbollit të Kosovës; Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës; Federatën e Mundjes së Kosovës; Federatën e Triathlonit të Kosovës; Federatën e Volejbollit të Kosovës; Federatën e Basketbollit të Kosovës; dhe Federatën e Atletikës së Kosovës”.

    “Me marrjen e licencës në MKRS, federatat sportive dhe të gjithë anëtarët e tyre fitojnë të drejtën e përfitimeve dhe bartjen e obligimeve të cilat burojnë nga Ligji për Sport, Ligji për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Sport, Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nga të gjitha ligjet tjera të cilat janë në fuqi në Republikën e Kosovës”, ka thënë MKRS.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.