Sporte tjera

Boks, Lomachenko mposht amerikanin Ortiz

Boks, Lomachenko mposht amerikanin Ortiz

Superylli i boksit Vasyl Lomachenko është rikthyer në mënyrë triumfale pas një pauze dhjetëmuajshe. Lomachenko triumfoi ndaj amerikanit Jermaine Ortiz me vendim unanim pas 12 raundeve në një meç të kategorisë së lehtë që u zhvillua në “Madison Square Garden” të New Yorkut. Anëtarët e jurisë e vlerësuan luftën 116:112, 117:111 dhe 115:113 në favor

Besnik Batusha

Superylli i boksit Vasyl Lomachenko është rikthyer në mënyrë triumfale pas një pauze dhjetëmuajshe.

Lomachenko triumfoi ndaj amerikanit Jermaine Ortiz me vendim unanim pas 12 raundeve në një meç të kategorisë së lehtë që u zhvillua në “Madison Square Garden” të New Yorkut.

Anëtarët e jurisë e vlerësuan luftën 116:112, 117:111 dhe 115:113 në favor të ukrainasit Lomachenko.

Për të është fitorja e 17-të (11 KO) karshi dy humbje. Amerikani Ortiz ka pësuar humbjen e parë pas 16 fitoreve e një barazimi.

Për Lomachenkon është meçi i parë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Pas fitores Lomachenko është shprehur i gatshëm të përballet me kampionin e padiskutueshëm të botës në peshën e lehtë Devin Haney.

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë